Është një aplikacion i ri për gjenerimin e informacionit, i bazuar në teknologjinë RAG, i ndërtuar për të ndihmuar fermerët në Kosovë të kenë qasje të lehtë në informacione të sakta dhe aktuale, duke bërë pyetje në gjuhën shqipe. Sistemi funksionon duke shndërruar si përmbajtjen e teksteve dhe rregullatoreve, ashtu edhe pyetjet e përdoruesit në përfaqësime matematikore të quajtura "embedding", duke përdorur modele standarde të LLM për këtë qëllim. Kur një fermer bën një pyetje, sistemi kërkon në seksionet e ruajtura të manualit për të gjetur informacionin më të përshtatshëm, duke llogaritur sa të ngjashme janë ato me pyetjen e bërë. Më pas, i kthen pjesët më të rëndësishme së bashku me pyetjen te LLM, i cili gjeneron një përgjigje të plotë bazuar vetëm në atë që është shkruar në manual. Verzioni do të përditësohet ashtuqë të jetë i përshtatur me nivelin e fundit të implementimit, varësisht prej kërkesave dhe llojit të të dhënave që do të përdoren për të informuar platformën.
Shiko më shumë